Granit Xhaka me postim emocional për futbollisten e zhdukur, Florijana Ismaili

  • 01 July 2019 - 12:47
Granit Xhaka me postim emocional për futbollisten e zhdukur, Florijana Ismaili

Granit Xhaka e ka bërë një postim emocional në rrjetet sociale për futbollisten e zhdukur shqiptare, Florijana Ismaili, për të cilën lutet të jetë shëndosh e mirë

Njëjtë si Xherdan Shaqiri, edhe futbollisti tjetër kosovar, Granit Xhaka po lutet për Florijana Ismailin.

Futbollistja nga Kosova, e cila është rritur në Zvicër, është zhdukur gjatë fundjavës që shkoi, respektivisht të shtunën pasdite në liqenin e Comos. 

Nga ajo kohë, për 24 vjeçaren nuk ka më informata, edhe pse ekipet e shpëtimit nga Zvicra janë duke e kërkuar pandërprerë.

Futbolisti kosovar i Arsenalit e ka postuar një fotografi në Instastory të futbollistes shqiptare, e cila është pjesë e Kombëtares së Zvicrës, për të cilën lutet të jetë gjallë dhe ta vazhdojë jetën dhe karrierën si futbolliste.

Mediat zvicerane shkruajnë se autoritetet zvicerane e kanë vënë në përdorim një robot, i cili do ta kërkojë Florijanën, në liqenin e thellë deri në 100 metra.

Bota e futbollit është tronditur së fundmi me zhdukjen e futbollistes kosovare, e cila shihej si ardhmëri e futbollit zviceran.

Të gjithë shpresojnë që Florijana të gjendet gjallë.

Image

(Kosova Sot Online)