Kush është vajza që po shoqëron sulmuesin e Arsenalit në Sardenjë

  • 01 July 2019 - 13:33
Kush është vajza që po shoqëron sulmuesin e Arsenalit në Sardenjë

Në pritje të nisjes së përgatitjeve me Arsenalin, sulmuesi francez i “topçinjve” Alexandre Lacazette vijon të relaksohet në plazhin e Sardenjës, aty ku u vendos pas një udhëtimi në Meksikë.

Image

Gjatë këtyre pushimeve, në krah të 28-vjeçarit është parë një vajzë brune, identiteti i të cilës nuk dihet, por që ka vënë në lëvizje tabloidët anglezë, për të mësuar sa më shpejt se cila është.

Vetë sulmuesi i Arsenalit duket se e ka mbajtur të fshehtë jetën e tij private, teksa nuk ishte shfaqur asnjëherë më parë me vajzën që po e shoqëron gjatë pushimeve në Sardenjë.

(Kosova Sot Online )