Coutinho refuzon Man United, Liverpool ndryshon mendje për brazilianin

  • 01 July 2019 - 14:20
Coutinho refuzon Man United, Liverpool ndryshon mendje për brazilianin

Liverpool është i gatshëm ta marrë sërish në gjirin e vet Philippe Coutinho.

“Le 10 Sport”, zbulon qëndrimin e brazilianit, aktualisht i angazhuar me kombëtaren e tij në “Copa America”, se ai kurrë nuk do t'i bashkohet Manchester United (pasi ka marrë ofertën).

Ky betim ka të bëjë me respektin për klubin e tij të mëparshëm, gjë që ka zbutur edhe qëndrimet e drejtuesve dhe tifozëve të “Reds”. 

Coutinho nuk i ka përmbushur pritshmëritë që kur kaloi te gjigantët katalanas, aq më pak ka justifikuar 142 milionë stërlinat e paguara për të nga Barcelona.

Për pasojë, gjasat janë që të kërkojë një destinacion tjetër. Emri i tij lakohet edhe te Chelsea, si zëvendësuesi i Eden Hazard, ashtu si te “Djajtë e Kuq”.

(Kosova Sot Online)