Pamje: Futboll në lloç deri në gju

  • 01 July 2019 - 14:50
Pamje: Futboll në lloç deri në gju

Fundjavën e kaluar është mbajtur turneu i futbollit në moçal në një pyll rus, rreth 60 kilometra larg Shën Petersburgut.

Një pjesë lojë në këtë formë futbolli, natyrisht tejet dërrmues, zgjat vetëm 13 minuta.

Në ndeshjen finale të këtij turneu, ekipi vendor POGI e mposhti Spb Lakes me rezultat 1:0, që do të thotë se ky ekip do ta përfaqësojë Rusinë në Kupën e Botës në Finlandë.

Besohet se në botë ekzistojnë 300 ekipe të futbollit në moçal.

(Kosova Sot Online)