E refuzoi Kosovën, sot e shpërblen Serbia

  • 01 July 2019 - 15:03
E refuzoi Kosovën, sot e shpërblen Serbia

Ljubisa Tumbakovic kishte refuzuar ta drejtonte Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020. Sot, Federata Serbe e Futbollit do ta shpërblejë trajnerin serb, duke ia besuar atij postin e selektorit të Serbisë

Ljubisa Tumbakovic kishte refuzuar ta drejtonte Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Trajneri serb kishte marrë kërcënime nga Serbia dhe me këtë rast nuk ishte prezent në ndeshjen me Kosovën, e cila ishte zhvilluar në muajin qershor.

Si rezultat, ai ishte shkarkuar nga pozita e selektorit të Malit të Zi, pas barazimit 1:1 me “Dardanët”.

Mirëpo, pa kaluar mirë një muaj, “Tumba” po bëhet me punë.

Në fakt, 66 vjeçari sot pritet të emërohet selektor i ri i ekipit kombëtar të Serbisë,.

Negociatat në mes të Federatës Serbe të Futbollit dhe trajnerit Tumbakovic kishin nisur pas humbjes së Serbisë me rezultat 0:5 nga Ukraina, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Siç raportojnë mediat serbe, rroga e Tumbakovicit do të jetë 300 mijë euro në vit, por do të ketë edhe bonus nëse e dërgon Serbinë në Kampionat Evropian. 


(Kosova Sot Online)