Zyrtare: Rashford nënshkruan kontratë të re me Manchester Unitedin

  • 01 July 2019 - 15:30
Zyrtare: Rashford nënshkruan kontratë të re me Manchester Unitedin

Manchester Unitedi ka konfirmuar se Marcus Rashford ka nënshkruar kontratë të re me klubin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2023, me opsion për ta zgjatur atë edhe për një vjet tjetër.

21-vjeçari është produkt i akademisë së klubit dhe ka qenë pjesë e Unitedin që prej moshës shtatë vjeçare.

Ai i ka bërë 170 paraqitje për klubin deri më tani. Rashford thotë se është i lumtur që ka vazhduar me klubin e fëmijërisë.

“Manchester Unitedi ka qenë gjithçka në jetën time prej se kam arritur këtu në moshën shtatë vjeçe. Klubi më ka formësuar mua, si lojtar dhe si person, prandaj është privilegj për mua sa herë m’u jepet rasti për ta veshur këtë fanellë”, tha Rashford. 

(Kosova Sot Online)