Lucas Hernandez pozon me fanellë të Bayern Munich

  • 01 July 2019 - 17:03
Lucas Hernandez pozon me fanellë të Bayern Munich

Hernandez tashmë ka veshur fanellën e Bayern Munich. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçari me kampionin e Bundesligës.

Edhe zyrtarisht, Lucas Hernandez, i është bashkuar kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munich.

Me t’u hapur afati kalimtar veror, 1 korrik, lojtari ka pozuar me fanellën e klubit të ri.

Mbrojtësi 23-vjeçar është transferuar te Bayerni disa muaj më parë. Ai ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë për pesë vite te klubi bavarez, deri në 2024.

(Kosova Sot Online )