Godin: Zgjodha Interi sepse është klub i shkëlqyer dhe me histori

  • 01 July 2019 - 17:37
Godin: Zgjodha Interi sepse është klub i shkëlqyer dhe me histori

Interi ka konfirmuar se e ka transferuar ish-mbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godinin, si lojtar të lirë. Uruguaiani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin zikaltër.

33-vjeçari njoftoi në maj se do të largohej nga Atletico pas nëntë sezoneve te gjiganti i La Ligës, ku i fitoi disa tituj, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe dy herë Ligën e Evropës.

Kalimi i pritur i uruguaianit në San Siro u konfirmua nga Interi të hënën, pasi Godin e mbaroi aventurën me Kombëtaren e Uruguait në Kupën e Amerikës.

Godin, që ka nënshkruar me Interin deri më 2022, tha se është i lumtur për aventurën e re në karrierë.

“Kam ardhur të fitoj, të jap më të mirën time – të lë shpirtin si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, u shpreh ai.

“Zgjodha Interin sepse është klub i shkëlqyer, ekip fantastik me shumë histori. Kanë ambicie të madhe dhe dëshirë për të arritur objektiva të mëdha”.

“Do të tentoj ta ndihmoj ekipin duke dhënë më të mirën time në fushë, në mënyrë që t’i arrijmë objektivat”

(Kosova Sot Online)