Zyrtare: Valentino Lazaro është futbollist i Interit

  • 01 July 2019 - 17:51
Zyrtare: Valentino Lazaro është futbollist i Interit

Interi ka zyrtarizuar transferimin e Valentino Lazaro.

Edhe zyrtarisht, Valentino Lazaro ka kompletuar transferimin nga Hertha Berlin te Interi.

“Mirëserdhe në Inter”, shkroi klubi italian në njoftimin në “Twitter” për transferimin e lojtarit.

Besohet se Interi ka paguar për lojtarin 21.5 milionë euro plus 3 të tjera bonuse, varësisht prej paraqitjeve.

(Kosova Sot Online)