Theo Hernandez arrin në Milano, po i kryen testet mjekësore

  • 01 July 2019 - 18:08
Theo Hernandez arrin në Milano, po i kryen testet mjekësore

Theo ka arritur në Milano, për ta kompletuar transferimin nga Real Madridi.

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Theo Hernandez, ka arritur në Milano për ta kompletuar transferimin për 20 milionë euro te Kuqezinjtë.

Sipas Gianluca Di Marzio në këto momenti lojtari është duke i kryer testet mjekësore te Milani, ai ka arritur në klinikën La Madonnina.

Madridi e bleu 21-vjecarin për 24 milionë euro në vitin 2017, i cili ka bërë 23 paraqitje me ekipin e parë, duke fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Ai më pas u huazua te Real Sociedadi për t’u zhvilluar më shumë si lojtar, diçka që nuk ndodhi dhe Zinedine Zidane vendosi në fund ta shesë për ta zëvendësuar atë me Ferland Mendy.

(Kosova Sot Online)