Josa i bindur: “Do të fitojmë nëse japim maksimumin”

  • 01 July 2019 - 19:33
Josa i bindur: “Do të fitojmë nëse japim maksimumin”

Pas udhëtimit të gjatë Shkup – Londër – Gjibraltar, skuadra pati kohën e duhur të pushojë, kurse sot ka kryer stërvitjen  ara ndeshjes së nesërme me St Joseph’s.

Lodhja dhe të nxehtin e Mesdheut në fushën e rinovuar me bari artificial – të gjitha këto ekipi i sprovoi sot në stërvitjen para ndeshjes.

Ekipi u duk që punoi mirë duke dashur sa më shpejtë të mësohet me kushtet të cilat nuk janë të panjohura nga udhëtimi i vitit të kaluar.

Pas stërvitjes në Gjibraltar, ka folur trajneri i Prishtinës, Mirel Josa.

Ai beson se Prishtina do të fitojë nëse futbollistët janë të përqendruar dhe japin më të mirën në fushë.

“Është e rëndësishme të rikuperojmë skuadrën nga udhëtimi dhe të japim maksimumin nesër duke qenë se për ne ka shumë rëndësi ndeshja për vazhdimësinë e skuadrës, për mënyrën se si do të vazhdojë të ndërtohet kjo skuadër”, u shpreh Josa.

“Por, edhe për prestigjin tonë si futboll duhet se s’bënë që skuadra të japi maksimumin”.

“Unë jam i qetë për faktin sepse futbollistët i shoh, ata futbollistë që janë në gjendjen maksimale, jam i sigurt se do të japin njëqindpërqindtë  dhe nëse futbollistët e japin këtë jam i sigurt që ne do ta fitojmë ndeshjen”, ka shtuar Josa.

Ndeshja e kthimit me St Joseph’s zhvillohet të martën nga ora 17:45, derisa sfida e parë në “Fadil Vokrri” ka përfunduar 1-1. 


(Kosova Sot Online)