Juventusi e zyrtarizon Adrien Rabiotin

  • 01 July 2019 - 20:02
Juventusi e zyrtarizon Adrien Rabiotin

Adrien Rabiot edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit. Ai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, deri më 2023 dhe do të fitojë 7 milionë euro në sezon.

Adrien Rabiot ka kryer me sukses testet mjekësore në mëngjesin e së hënës dhe tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i “Zonjës së Vjetër”, bën të ditur klubi përmes një postimi sajtin zyrtar.

24-vjeçari u transferua te Juventusi si lojtar i lirë, pasi me një korrik i skadoi kontrata me klubin francez, Paris Saint Germain.

Juve, për shkak se lojtari do ta veshë fanellën me parametra zero, e ka shpërblyer familjen Rabiot me 10 milionë euro, derisa futbollisti do të fitojë 7 milionë në sezon për katër vitet e ardhshme.


(Kosova Sot Online)