Kryetari i KOK-ut shpjegon se pse Spanja ua refuzoj sportistëve kosovarë vizat

  • 01 July 2019 - 23:43
Kryetari i KOK-ut shpjegon se pse Spanja ua refuzoj sportistëve kosovarë vizat

Gjatë ditës së sotme mediat në Kataloni kanë shkruar që Spanja nuk e ka lënë Kosovën dhe sportistët e saj që të paraqiten në ‘Garat Botërore të Sportit’, ku luajnë Federatat e Punëtorëve.

Rreth kësaj qështje, media kontaktoi kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Ai na tregoi se bëhet fjalë për Federatën e Punëtoreve të Kosovës dhe e konfirmoi se sportistët e kësaj federate nuk kanë udhëtuar për në Spanjë.

“Nuk ua kanë dhënë vizat dhe nuk kanë mundur të udhëtojnë.”, tha ai.

Tutje, ai tregoi se si ishte arsyetuar Federata e Punëtorëve të Spanjës që ka organizuar këto gara.

“Por vetë Spanja, do të thotë, garat që i zhvillon kjo federatë nuk i cilëson zyrtare. Një arsyetim banal e kanë pasur dhe nuk i kanë lejuar.”, u shprehë Hasani.

Ndërsa për hendbollistët kosovarë të grupmoshave U21 që do të udhëtojnë në Spanjë, Hasani tha se Spanja ka premtuar që nuk do të bëjë problem dhe se Kosova do të garoj me flamurin e saj.

“Mirëpo hendbolli do të shkojë dhe për hendboll kanë premtuar që do të lejojnë. Për hendboll së paku kanë premtuar që nuk do të bëjnë problem. Hendbollistët do të garojnë të barabartë, nëse i heqin flamujt për krejt, i heqin për krejt.”, përfundoi ai.

Vlen të kujtojmë që vitin 2018-të, Spanja e kishte lënë Kosovën të paraqitej në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës nën flamurin ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)