Trajneri i Brazilit: Messi është i pandalshëm

  • 02 July 2019 - 08:20
Trajneri i Brazilit: Messi është i pandalshëm

Trajneri i ekipit kombëtar të Brazilit, Tite, beson se Lionel Messi është i pandalshëm, mirëpo ai shpreson se skuadra e tij mund ta gjejë ndonjë mënyrë për ta ngadalësuar yllin argjentinas në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës.

Edhe pse Lionel Messi ende nuk e ka shfaqur më të mirën e vet në turneun e Kupës së Amerikës, Argjentina ka arritur të jetë ndër katër ekipet e fundit në këtë garë dhe të martën do të takohet me skuadrën e Brazilit në Belo Horizonte.

Argjentina e mposhti Venezuelën në fazën cerekfinale, përmes golave të shënuar nga Lautaro Martinez dhe Giovani Lo Celso, pasi u kualifikua në këtë fazë nga grupi ku rival i kishte Paraguajin, Kolumbinë dhe Katarin.

Messi ka shënuar vetëm një herë në këtë turne dhe kjo gol erdhi nga pika e penalltisë në barazimin 1:1 të Argjentinës me Paraguain në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

Ndeshja e parë e argjentinasve ishte disfata kundër Kolumbisë, edhe pse forma e tyre është përmirësuar, me fitore kundër Katarit dhe Venezuelës në dy ndeshjet e fundit. Përkundër që Messi nuk e ka dhënë më të mirën e tij ende, Tite është i vetëdijshëm për talentin e tij.

“Ne nuk kemi biseduar vetëm për individualitetin e Argjentinës. Ata janë rritur edhe si kolektiv gjithashtu”, tha trajneri brazilian në një konferencë për shtyp.

“Kolektivi i thekson individët. Nuk mund ta heshtësh Messin, jo, ti mund t’ia ngadalësosh veprimet, por nuk mund t’i neutralizosh veprimet e tij”.

“Në të njëjtën mënyrë se si Philippe Coutinho nuk e neutralizon veten, Roberto Firmino e David Neres. Në një pikë, edhe ata do të jenë vendimtar”.

(Kosova Sot Online )