Heynckes: Kroos do të luajë edhe shumë vite te Reali

  • 02 July 2019 - 08:30
Heynckes: Kroos do të luajë edhe shumë vite te Reali

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes thotë se Toni Kroos nuk do të tërhiqet shumë shpejt prej botës së futbollit.

Image

Mesfushori i Real Madridit është raportuar se do të largohet prej madrilenëve pas tri vjet qëndrimi te Los Blancos. Por Heynckes, i cili e kishte nën urdhra reprezentuesi gjerman te bavarezët pohoi se spanjollët dhe trajneri Zinedine Zidane kanë nevojë për shërbimet e futbollistit. “Lojtarët me përvojë të tillë kanë nevojë për një trajner si Zidane që të marrin më të mirën prej tyre. Unë jam mjaft i bindur se Toni do të luajë një rol kyç në Real Madrid edhe për disa vite të tjera”, tha fillimisht ai.

“Ekipi duhet të rifitojë stabilitetin me Zidanen, i gjithë projekti duhet të lëvizë në mënyrë harmonike, gjë që nuk është gjithmonë e lehtë”, tha Heynckes.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka pasur 152 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola në të gjitha garat për Realin.

(Kosova Sot Online )