Prishtina kërkon fitore në Gjibraltar për ta vazhduar rrugëtimin në Evropë

  • 02 July 2019 - 08:37
Prishtina kërkon fitore në Gjibraltar për ta vazhduar rrugëtimin në Evropë

Pas barazimit 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina synon ta fitojë ndeshjen kthyese kundër St Joseph’s në rundin paraelimator të Ligës së Evropës.

Në orën 17:45 në stadiumin “Victoria” në Gjibraltar, Prishtina do ta nisë sfidën vendimtare për të kaluar në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. Për të arritur këtë synim, kryeqytetasit kosovarë duhet ta mposhtin St Joseph’s.

Nëse në këtë rund ajo arrin të sigurojë fitore, atëherë klubi kryeqytetas do të përballet me klubin skocez, Rangers, në rrethin e parë kualifikues për në Ligën e Evropës.

Nëse edhe në këtë rreth shënon fitore, Prishtina atëherë do të ketë punë me klubin që triumfon në anën tjetër të shortit, Cork City, Progres Niederkorn ose Cardiff Met.

Kjo është hera e katërt që Prishtina do të tentojë të arrijë sukses në këtë rrugëtim. Megjithatë, këtë herë ajo synon të arrijë rezultate më të mira pasi që dy herë është eliminuar në rrethin e parë kualifikues dhe një herë në rrethin paraeliminator.

Prishtina merr pjesë në këtë garë si nënkampione e Superligës së Kosovës. Pasi që Feronikeli e fitoi edhe titullin e ligës e edhe atë të Kupës, Prishtinës i takoi vendi në rundin parakualifikues të Ligës së Evropës. 

(Kosova Sot Online )