Pas nëntë viteve dhe vetëm dy paraqitjeve, Kalas largohet nga Chelsea

  • 02 July 2019 - 09:29
Pas nëntë viteve dhe vetëm dy paraqitjeve, Kalas largohet nga Chelsea

Lojtari që ka qëndruar më së shumti te Chelsea dhe që nuk ka luajtur, Tomas Kalas, është larguar në drejtim të Bristol Cityt për dhjetë milionë euro.

Lojtari 26-vjeçar i kaloi nëntë vite në Stamford Bridge, por i bëri vetëm dy paraqitje në atë kohë. Mbrojtësi çek në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Robins, duke bërë 41 paraqitje në të gjitha garat për klubin nga Championshipi. Pasi dështoi të futej në skuadrën e parë të The Blues, Kalas ka nënshkruar kontratë katërvjeçare në Ashton Gate, e që u largua së bashku me Jay Dasilvan nga Blutë.

Kalas u transferua te Chelsea për gjashtë milionë euro në vitin 2010 nga Sigma Olomouc dhe menjëherë u huazua te skuadra nga Republika e Çekisë. Ai ishte po ashtu në huazim te Vitesse për sezonet 2011-2013, te FC Koln në vitin 2014-15, Middlsebrough në sezonin 2015-16, duke bërë 46 paraqitje.

Sezonin 2016-17 dhe 2017-18 e kaloi në huazim në Craven Cottage me Fulhamin, ndërsa tani e kompletojë transferimin te Bristol City.

(Kosova Sot Online )