Zyrtare: PSG e transferon Sarabian nga Sevilla

  • 02 July 2019 - 11:15
Zyrtare: PSG e transferon Sarabian nga Sevilla

Paris Saint-Germain e ka transferua edhe zyrtarisht Pablo Sarabian nga Sevilla.

Skuadra spanjolle dhe ajo franceze kanë arritur marrëveshje për mesfushorin spanjoll që të kalojë në Parkun e Princave.

Sarabia u largua nga Sevilla pas tri sezoneve të kaluar në klub, që nga transferimi i tij nga Getafe. Në këto vite, ai ka zhvilluar 151 paraqitje zyrtare, duke shënuar 43 gola dhe ka bërë 38 asistime.

Mesfushori ofanziv ka luajtur 101 ndeshje në La Liga, 18 në Ligën e Kampionëve, 13 në Ligën e Evropës, 16 në Kupën e Mbretit dhe tri në Superkupën e Spanjës. 

Sezoni 2018/19 ishte tejet i mirë për Sarabian, pasi mesfushori shënoi 13 gola dhe bëri 13 asistime, e që i sigurojë në këtë verë transferimin te parisienët.

Kampioni i Ligue 1 i ka paguar ish-kampionit të trefishtë të Ligës së Evropës 20 milionë euro, derisa mesfushori ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

(Kosova Sot Online)