Zyrtare: Benitez emërohet trajner i Dalian Yifang

  • 02 July 2019 - 11:47
Zyrtare: Benitez emërohet trajner i Dalian Yifang

Rafael Benitez është emëruar edhe zyrtarisht trajneri skuadrës nga Kina, Dalian Yifang.

Strategu spanjoll ditë më parë u larguar nga Newcaslte Unitedi, pas tri vitesh të kaluar aty, për ta vazhduar karrierën në Kinë.

59-vjeçari u largua nga skuadra e Ligës Premier, derisa kontrata e tij kishte skaduar, madje kishte thënë se ata nuk e kishin ndjekur vizionin e tij.

Te Dilian Yifang, ai ka zëvendësuar Choi Kang-hee, që u tërhoq nga stoli për arsye personale, gjersa ka deklaruar se është i lumtur për aventurën e tij të re. 

“Pas një rrugëtimi të gjatë, ne fillojmë një aventurë të re. Jam shumë i lumtur ta filloj një projekt të ri me Dilian Yifang”, ka thënë Benitez.

Spanjolli ndër vite ka drejtuar skuadra të mëdha si, Liverpool, Chelsea, Inter dhe Real Madrid, derisa te skuadra kineze do të përfitojë 14 milionë euro në sezon.

(Kosova Sot Online)