Zyrtare: Tottenhami e kompleton transferimin e parë pas 517 ditësh

  • 02 July 2019 - 12:13
Zyrtare: Tottenhami e kompleton transferimin e parë pas 517 ditësh

Tottenham Hotspuri e ka kompletuar transferimin e Jack Clarke nga Leeds United.

Lojtari ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2023, derisa në sezonin 209/20 do të qëndrojë si i huazuar te skuadra nga Championshipi.

Anësori 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Spurs, derisa është bërë transferimi i parë i tyre, pasi nuk kanë bërë transferime që 517 ditë. 

“Tottenham Hotspur Football Club njofton se e ka transferuar Jack Clarke nga Leeds United. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa do të kalojë si i huazuar përsëri te skuadra nga Championshipi”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.

Spurs nuk kanë bërë transferime që dy afate kalimtare, pasi kanë shpenzuar afro një miliard euro për ndërtimin e stadiumit të ri, andaj anësori i talentuar është transferimi i tyre i parë.

(Kosova Sot Oline)