Europa League: Prishtina shkon me optimizëm në Gjibraltar, beson në kualifikim

  • 02 July 2019 - 12:24
Europa League: Prishtina shkon me optimizëm në Gjibraltar, beson në kualifikim

FC Prishtina ka udhëtuar 20 orë deri në Gjibraltar, ku e kërkon kualifikimin tutje në Europa League pas ndeshjes së kthimit të fazës parakualifikuese ndaj ekipit St Joseph’s. Ndeshja e parë, e zhvilluar në Kosovë kishte përfunduar baras, 1:1

Prishtina do ta kërkojë sot kualifikimin në rrethin e parë eliminator të Europa Leagues.

Bardhekaltrit kanë bërë rrugë të mundimshme prej plot 20 orësh deri në Gjibraltar, ku do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit të rrethit parakualifikues të kësaj gare ndaj ekipit St Joseph. 

Ndeshja e parë, e zhvilluar të enjten që shkoi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar baras, 1:1, edhe pse skuadra kosovare kishte disa raste shënimi.

Megjithatë, prishtinasit duken të motivuar dhe besojnë fuqishëm se në Gjibraltar do të nxjerrin rezultat pozitiv dhe se do të shkojnë tutje në Europa League.

Ndeshja do të zhvillohet sot dhe fillon në orën 17:45.

Nëse kalon në rrethin e parë kualifikues, Prishtina do të takohej me gjigantin skocez, Rangers.

Kjo është hera e tretë që Prishtina merr pjesë në Europa League.

(Kosova Sot Online)