Man Unitedi e lë pas Man Cityn, ofron afër 80 milionë euro për Maguire

  • 02 July 2019 - 12:25
Man Unitedi e lë pas Man Cityn, ofron afër 80 milionë euro për Maguire

Manchester Unitedi e ka lënë prapa vetes rivalin e qytetit, Manchester Cityn, në garën për ta transferuar Harry Maguire. Sky Sports News raporton se “Djajtë e kuq” ia kanë ofruar Leicester Cityt 78 miliojnë euro për mbrojtësin anglez.

Harry Maguire – së bashku me disa lojtarë të tjerë të klubit – nuk mori pjesë në stërvitjen e parë të Leicester Cityt, që u zhvillua të hënën, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Ende nuk dihet nëse mbrojtësi anglez do t’i bashkohet skuadrës së tij të dielën, kur Leicester City do të shkojë në Evian-les-Bains për t’u stërvitur për gjashtë ditë në Alpet Franceze. 

Negociatat mes dy klubeve të Mançesterit dhe Leicesterit kanë qenë duke vazhduar që disa javë, por asnjë marrëveshje nuk është arritur ende.

Mundësitë e Manchester Unitedit për ta transferuar Maguiren mund të ndikohen nga mbrojtësi i Manchester Cityt, Nicolas Otamendi, i cili pritej të transferohej në Atletico Madrid këtë verë. Megjithatë, ai mund ta ndryshojë mendimin pas largimit të Vincent Kompanys.

Maguire raportohet se është i lumtur në Leicester dhe nuk do të tentojë ta detyrojë klubin ta shesë, mirëpo është i hapur ndaj mundësisë për t’iu bashkuar njërit ndër gjashtë klubeve më të mëdha në Angli.

Qëndrimi i Leicesterit ka qenë që ata nuk kanë dëshirë apo nevojë ta shesin futbollistin dhe do të pranojnë ofertë vetëm mbi 90 milionë funte.

(Kosova Sot Online)