Futbolli në Lojërat Olimpike 2020: Gjithçka që duhet të dini

  • 02 July 2019 - 13:57
Futbolli në Lojërat Olimpike 2020: Gjithçka që duhet të dini

Futbolli në Lojërat Olimpike është një traditë më e vjetër sesa Kupa e Botës dhe do të kthehet për të 27-tën herë vitin e ardhshëm, kur gjatë verës do të zhvillohet kjo garë.

Disa ndër futbollistët më legjendarë janë paraqitur në Lojërat Olimpike, përfshirë këtu Lionel Messin, Ronaldinhon, Ronaldon, Andrea Pirlon dhe Neymarin.

Vitin tjetër, turneu do të kthehet sërish në Azi, ku tifozët do të kenë mundësi t’i shohin disa ndër yjet e futbollit prej së afërmi.

Nikoqirët e Lojërave Olimpike 2020

Lojërat Olimpike 2020 do të zhvillohen në Japoni. Përderisa Tokio është qyteti kryesor i kësaj gare, ndeshjet e futbollit do të zhvillohet edhe në stadiumet e qyteteve të tjera përreth vendit.

Përveç në Stadiumin Kombëtar dhe në Stadiumin e Tokios, ndeshjet do të zhvillohen edhe në Saitama, Yokohama, Sendai, Ibaraki dhe Sapporo.

Shtatë stadiume do të përdoren gjithsej dhe detajet mund t’i shikoni në tabelën e mëposhtme:

Image

Stadiumi i ri Kombëtar, i cili është ende nuk i ndërtuar, do të përdoret për ceremonitë hapëse dhe mbyllëse, kështu që mundësitë që ky stadium të përdoret për finale të futbollit janë më të vogla.

Cilat skuadra do të garojnë në Lojërat Olimpike 2020? 

Gjithsej 16 skuadra do të garojnë në futboll në Lojërat Olimpike 2020. Japonia do të kualifikohet automatikisht si nikoqire dhe asaj do t’i bashkohen edhe 16 ekipe tjera kombëtare nga e gjithë bota.

Kur do të fillojnë Lojërat Olimpike 2020?

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike 2020 do të mbahet më 24 korrik të vitit 2020, por ndeshjet e futbollit do të fillojnë dy ditë më parë, më 22 korrik.

Ndeshjet e futbollit gjithashtu do të mbyllen një ditë më parë, më 8 gusht, kur sportet e tjera do të jenë ende duke u përgatitur për ceremonitë finale.

Edhe djemtë e edhe vajzat do të garojnë në dy faza – fazën e grupeve dhe fazën eliminatore.

Cilët futbollistë do të luajnë në Lojërat Olimpike?

Skuadrat që garojnë në Lojërat Olimpike të futbollit duhet të përbëhen nga futbollistë nën moshën 23-vjeçare.

Megjithatë, trajnerët mund t’i zgjedhin deri në tre lojtarë që janë mbi këtë limit të moshës. Kjo është arsyeja pse Neymari luajti për Brazilian në Lojërat Olimpike 2016 dhe Ryan Giggs pati mundësi të luante për Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike 2012.

Ky rregull ndryshon te vajzat, pasi që ato nuk kanë limit të moshës.

Cila skuadër i fitoi Lojërat e fundit Olimpike?

Brazili e fitoi garën e futbollit në Lojërat Olimpike 2016, duke e mposhtur Gjermaninë në finale. Përkundër faktit që brazilianët janë më të suksesshmit në Kupën e Botës, kjo ishte medalja e tyre e parë e artë në Lojërat Olimpike.

Megjithatë, Gjermania u shpall kampione në kuadër të garave të vajzave. 

(Kosova Sot Online)