Bëhet “patriot” në Serbi: Tumbakovic thotë se vetë e refuzoi përballjen me Kosovën

  • 02 July 2019 - 14:33
Bëhet “patriot” në Serbi: Tumbakovic thotë se vetë e refuzoi përballjen me Kosovën

Trajneri i ri i Serbisë, Ljubisa Tumbakovic ka folur për herë të parë për arsyen se përse nuk kishte pranuar ta udhëhiqte Malin e Zi ndaj Kosovës

Ljubisa Tumbakovic nuk është aspak pishman që refuzoi ta udhëhiqte Malin e Zi kundër Kosovës.

Trajneri serb është prezantuar sot edhe zyrtarisht si selektor i ri i Serbisë dhe ndër të tjera ka folur edhe për vendimin për të mos e drejtuar ekipin malazez ndaj Kosovës, i cili i kushtoi më pas me shkarkim.

“Kosova ishte një histori e gjatë dhe në këtë rast ishte logjik dhe korrekt ai vendim. Këtë e kam bërë vetë, pa u ndikuar nga askush. Koha do ta tregojë se unë kisha të drejt. Do të veproja përsëri njëjtë”, deklaroi Tumbakovic në konferencë për shtyp në Beograd sot. 

(Kosova Sot Online)