Zyrtare: Stefano Sensi i bashkohet Interit

  • 02 July 2019 - 18:55
Zyrtare: Stefano Sensi i bashkohet Interit

Interi edhe zyrtarisht e ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Sassuolos, Stefano Sensi.

Sassuolo njoftoi në uebsajtin e klubit se Sensi i është bashkuar Interit si lojtar i huazuar me opsion për t’u blerë nga zikalterit verën e ardhshme.

“Jam i lumtur që jam lojtar i Interit”, tha Sensi për gazetarë para zyrës qendrore të Interit.

“Jam i lumtur me zgjedhjen që kam bërë. Pres sezon të madh me zikaltrit”, shtoi ai.

Raportohet se Interi i ka paguar 5 milionë euro për ta marrë në huazim 23-vjeçarin, ndërsa ka mundësi ta blejë atë për 20 milionë euro vitin e ardhshëm.


(Kosova Sot Online)