St Joseph’s shënon dy gola, Prishtina afër eliminimit nga Europa League

  • 02 July 2019 - 19:40
St Joseph’s shënon dy gola, Prishtina afër eliminimit nga Europa League

St Joseph’s ka kaluar në epërsi prej dy golash ndaj Prishtinës në ndeshjen e kthimit të rrethit parakualifikues të Europa Leagues, e cila po zhvillohet në Gjibraltar

Prishtina është afër eliminimit nga Europa League.

Bardhekaltrit e shohin veten në disavantazh prej 0:2 në duel me St Joseph’s, i cili kaloi në epërsi në minutën e 75-të përmes Villar dhe më pas shënoi me Pena në minutën e 80-të.

St Joseph’s po avancon 2:0 kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 10 minuta lojë.

Ndeshja e parë, e zhvilluar javën e kaluar në Kosovë kishte përfunduar baras, 1:1, andaj ky rezultat e eliminon Prishtinën, e cila po luan me dy futbollistë më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Bekteshit dhe Dallkut. 


(Kosova Sot Online)