Manchester Unitedi ia refuzon Interit edhe një tjetër ofertë për Lukakun

  • 02 July 2019 - 21:30
Manchester Unitedi ia refuzon Interit edhe një tjetër ofertë për Lukakun

Manchester Unitedi vazhdon ta refuzojë Interin për sulmuesin belg Romelu Lukaku. Sipas mediave italiane, gjiganti britanik nuk e ka pranuar as një ofertë të re të përmirësuar të zikaltërve.

Interi ia ka ofruar Unitedit 20 milionë euro për dy vjet huazim të Lukakut, me opsion për ta blerë atë për 50 milionë euro të tjera, por edhe kjo ofertë është refuzuar.

Zikaltrit e kanë shfaqur haptazi interesimin për përfaqësuesin belg, veçanërisht pas ardhjes së Antonio Contes në rolin e trajnerit të skuadrës.

Oferta e parë prej 10 milionë euro për huazim dyvjeçar me obligim për ta blerë për 60 milionë euro të tjera më 2021 ishte refuzuar ditë më parë.

Sipas Tuttomercatoweb, Interi e ka rritur ofertën në 20 milionë euro për dy sezone huazim dhe një opsion për ta blerë për 50 milionë të tjera.

Megjithatë, Unitedi ngurron ta pranojë çfarëdo oferte për huazim apo pagesë copa-copa për qendërsulmuesin. 


(Kosova Sot Online)