Plisat e akuzojnë rëndë Prishtinën: E shitet lojën, po ia humbisni krenarinë klubit

  • 02 July 2019 - 21:45
Plisat e akuzojnë rëndë Prishtinën: E shitet lojën, po ia humbisni krenarinë klubit

Grupi ultras i tifozëve të Prishtinës, Plisat, kanë hedhur akuza të rënda ndaj klubit, duke pohuar se e ka shitur lojën ndaj St Joseph’s pas eliminimit nga kualifikimet për Ligën e Evropës, si dhe duke e kritikuar se po ia humb krenarinë klubit.

St Joseph’s e mundi 2:0 një Prishtinë që pothuajse gjithë pjesën e dytë luajti me dy futbollistë më pak për shkak të kartonëve të kuq, në ndeshjen e kthimit të rundit preliminar dhe si rrjedhojë kalon në rrethin e parë kualifikues me rezultat të përgjithshëm 2:0 pas dy ndeshjeve, pasi ndeshja e parë në kryeqyteti e Kosovës kishte përfunduar baras 1:1.

 

Kapiteni Armend Dallku dhe Leotrim Bekteshi kontribuuan në dështimin e bardhekaltërve, për shkak se i lanë në baltë bashkëlojtarët duke u përjashtuar me kartonë të kuq në fillim të pjesës së dytë, kur rezultati ishte baras pa gola. 

Kryetari i Plisave, Albert Kastrati, e ka shprehur zemërimin e tij ndaj klubit bardhekaltër përmes një postimi në Facebook.

“Nuk e meritojnë Plisat, nuk e meritojnë qytetarët e Prishtinës me ja hup krenarin klubit tone, unë mendoj qe klubi jonë e ka shit lojën si brena si jashtë e dyshimet e mija forcohen edhe ma shumë kur e kemi trajner Josen. Boll moo , Marreeeeeeeee”, shkroi ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)