Mbaron pushimi për Rashica, koha për t’iu kthyer punës

  • 02 July 2019 - 23:13
Mbaron pushimi për Rashica, koha për t’iu kthyer punës

Milot Rashica i ka mbaruar pushimet verore dhe i është rikthyer punës për t’u përgatitur për sezonin e ri në Bundesligë, me shpresë se do ta përsërisë formën e jashtëzakonshme që e gëzoi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.  

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica i ka nisur stërvitjet me ekipin e vet Werder Bremen para sezonit të ri 2019/20, i cili nis më 16 gusht.

23-vjeçari nga Vushtrria e kaloi një pesë të pushimit veror në vendlindje para se të çlodhej në ishujt Maldive bashkë me të fejuarën e vet, Belkiz.

(Kosova Sot Online)