Federata e Futbollit e Zvicrës: Jemi të trishtuar dhe shumë të prekur nga vdekjen e Florijanës

  • 02 July 2019 - 23:38
Federata e Futbollit e Zvicrës: Jemi të trishtuar dhe shumë të prekur nga vdekjen e Florijanës

Federata e Futbollit e Zvicrës është shumë e prekur dhe trishtuar nga vdekja tragjike e futbollistes së vet shqiptare, Florijana Ismailit, e cila u gjet sot pasdite në fund të liqenit ku ishte zhdukur para tri ditëve.

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet dhe u tërhoq sot nga Liqeni Como në Itali, tri ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga mikja e saj.

Ajo u gjet në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

Shtëpia e futbollit zviceran ka njoftuar me trishtim dhe pikëllim në uebsajtin e vet për vdekjen e Florijanës.

“Është detyra jonë e dhimbshme t’ju informojmë për vdekjen e lojtares së ekipit tonë kombëtar, Florijana Ismaili. Të gjithë jemi prekur shumë dhe jemi shumë, shumë të trishtuar”, thuhet në njoftimin e Federatës së Zvicrës.

SFV-ja i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmeve të Ismailit.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, më 2014 debutoi në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.

(Kosova Sot Online)