Messi i akuzon gjyqtarët për disfatën kundër Brazilit

  • 03 July 2019 - 08:13
Messi i akuzon gjyqtarët për disfatën kundër Brazilit

Lionel Messi i ka akuzuar gjyqtarët se e favorizuan Brazilin në ndeshjen kundër Argjentinës, ku skuadra e Messit u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës pas disfatës me rezultat 2J në Belo Horizonte.

Ylli i Barcelonës dështoi sërish të ketë ndikim vendimtar në ndeshje me Kombëtaren e tij, pasi që Brazili i shfrytëzoi rastet që i pati dhe dy golat e Gabriel Jesusit dhe Roberto Firminos e dërguan “Selecaon” në finale kundër Kilit ose Perusë.

Por, Messi ishte i zhgënjyer nga performanca e gjyqtarit të VAR-it dhe gjyqtarit Roddy Zambrano. Në intervistën pas ndeshjes, ai e kritikoi vendimin për të mos ia akorduar një penallti Sergio Agueros, vetëm pak kohë para se Firmino ta dyfishonte epërsinë e brazilianëve.

“Ata nuk ishin më të mirë sesa ne. Ata e gjetën golin herën dhe goli i dytë erdhi për shkak të një penalltie që nuk u akordua”, tha Messi për gazetarët.

“Ata [zyrtarët] kishin marrë vendime për shumë ndyrësira, por këtë herë as nuk e këshilluan VAR-in, kjo është e pabesueshme”.

“Kjo ndodhi gjatë gjithë ndeshjes. Qysh në kontaktin e parë, ata vendosnin në favor të Brazilit dhe ndyrësirat e tyre na shpërqendruan nga ndeshja jonë”.

“Nuk ka arsyetime për ne, por duhet ta analizojmë dhe vlerësojmë këtë gjë dhe le të shpresojmë se CONMEBOL (ekuivalente me UEFA-n në Evropë, shtëpia e futbollit në Amerikën Jugore) do të bëjë diçka për këtë gjë”.

“Mendoj se ne luajtëm mrekullueshëm. Ne e bëmë një tentim të mrekullueshëm dhe ata nuk ishin superior ndaj nesh”.

(Kosova Sot Online )