Aktorja e famshme befason me premtimin e saj për gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës

  • 03 July 2019 - 08:33
Aktorja e famshme befason me premtimin e saj për gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës

E gjithë Peruja në mbështetje të përfaqësueses së futbollit. Shpresat për të bërë mrekullinë në Copa America janë shtuar pas eliminimit të një prej skuadrave favorite, Uruguait. Pengesa e madhe në gjysmëfinale është Kili, fitues në dy edicionet e fundit. Duhet thyer një tabu, dhe për t’ia dalë mbanë nevojiten edhe stimuj.

Aktorja e njohur peruane, Stephanie Cayo, në rast se skuadra e vendit të saj arrin finalen, ofron një puthje për futbollistin që do të shënojë. Një motiv më shumë për lojtarët e Perusë që të tentojnë rrjetën. Ndoshta këtë fat mund ta kenë disa futbollistë.

 

(Kosova Sot Online )