Edhe Arsenali thuhet se i do shërbimet e Maguires

  • 03 July 2019 - 09:17
Edhe Arsenali thuhet se i do shërbimet e Maguires

Arsenali thuhet se është futur në garë për transferimin e Harry Maguires nga Leicester City, mirëpo kanë bërë të ditur se do të ofrojnë vetëm 56 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit qendror.

Manchester United ka kohë që po i kërkon shërbimet e mbrojtësit të ‘Dhelprave’, mirëpo atyre i është refuzuar oferta prej 75 milionë euro nga rivali i Ligës Premier. Në garë për transferimin e Maguires është edhe Manchester City që i ka ofruar Leicesterit rreth 70 milionë euro dhe plus pesë milionë euro bonuse. Gunner janë duke shpresuar që ta transferojnë mbrojtësin anglez në këtë afat, mirëpo rivali i tyre nga liga angleze u ka bërë me dije se duhet të ofrojnë edhe 30 milionë euro. Leicesteri ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm që ta shesin mbrojtësin vetëm nëse pranojnë një shumë rreth 80-85 milionë euro.

26-vjeçari ishte shumë afër të largohet nga ‘Kin Power Stadium’ edhe në verën e kaluar, mirëpo më pas nënshkroi kontratë pesëvjeçare me ‘Dhelprat’. 

(Kosova Sot Online )