Rrahmani mund të mos aktivizohet në qendër mbrojtje, futbollisti me role tjera në fushë

  • 03 July 2019 - 10:57
Rrahmani mund të mos aktivizohet në qendër mbrojtje, futbollisti me role tjera në fushë

Amir Rrahmani tashmë do ta shohim në ligën elitare italiane me skuadrën e Hellas Veronës.

Reprezentuesi i Kosovës ditë më parë ka ndërruar ambient duke u transferua te skuadra italiane pas tri vite qëndrimi te Dinamo Zagreb.

E trajneri i klubit italian, Ivan Juric, ka folur rreth fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, ku ka përfshirë edhe lojtarin tonë.

“Amiri është zgjedhur nga drejtori sportiv Toni D’Amiko. Ai është lojtar i ri, me karakter dhe mund të mbulojë shumë role”. 

“Ai mund të luajë mbrojtës krahu apo mesfushor krahu. Vjen në një kampion të vështirë, por unë jam i mendimit se Rrahmani mund të rritet shumë këtu. Ne jemi në kërkim edhe për mbrojtës të tjerë, na mungojnë shumë”, u shpreh Juric.

Ndryshe, Rrahmani në të kaluarën ka luajtur në Drenicë, Partizan, Split dhe më pas karrierën e vazhdoi te klubi kroat.

(Kosova Sot Online)