Alisson me rekord personal, nëntë ndeshje rresht pa pësuar gol

  • 03 July 2019 - 11:04
Alisson me rekord personal, nëntë ndeshje rresht pa pësuar gol

Brazili është finalisti i parë i Kupës së Amerikës pasi në gjysmëfinale eliminoi kombëtaren argjentinase.

Brazilianët u treguan më të mirë se Argjentina në stadiumin e Belo Horizonte duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Kjo ka bërë që portieri i Cariocëve, Alisson Becker të arrij një rekord personal sa i përket mos pësimit të golave.

Ai në këtë formë ka arritur numrin prej nëntë ndeshjeve që nuk është mposhtur në ndeshje zyrtare me Liverpoolin, por edhe kombëtaren braziliane.

Kujtojmë se për herë të fundit ishte mposhtur prej lojtarëve të Newcastle United, kur Liverpooli triumfoi me rezultat 3-2.

Ndryshe, Brazili në finale do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Kilit dhe Perusë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bleacher Report Football (@brfootball) on

(Kosova Sot Online)