Coutinho i thotë “Po” PSG-së

  • 03 July 2019 - 11:45
Coutinho i thotë “Po” PSG-së

Philippe Coutinho është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar të verës, pas 18 muajve të vështirë në Camp Nou, që kur ishte larguar nga Liverpooli.

E përditshmja spanjolle, Sport, raporton se Philippe Coutinho ia ka bërë të ditur drejtuesve të Paris Saint-Germainit se është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës franceze këtë verë, duke ia lënë rrugën hapur kthimit të Neymarit në Barcelonë.

Ish-ylli i Liverpoolit nuk arriti ta dëshmojë veten gjatë 18 muajve në Katalonjë, pasi u transferua për 140 milionë funte nga Anfieldi.

Gjatë javëve të fundit është spekuluar se Barcelona e dëshiron me ngulm kthimin e Neymarit në skuadër, por, përveç parave, PSG-ja kërkonte edhe lojtarë në marrëveshjen për shitjen e brazilianit.

Kampioni i La Ligës synonte ta përdorte brazilianin Coutinho për ta ulur çmimin e Neymarit dhe tani mediat spanjolle raportojnë se pro kësaj marrëveshjeje është edhe vetë Coutinho.

Sport raporton se përfaqësuesit e Coutinho kanë qenë duke e negociuar transferimin e Coutinho në PSG me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon.

Coutinho nuk ka qenë i përfshirë në këto negociata pasi që është duke garuar me Brazilin në Kupën e Amerikës, mirëpo ai besohet se ia ka bërë të ditur PSG-së, përmes menaxherit të tij, se e dëshiron këtë transferim.

(Kosova Sot Online )