Statsitikat tregojnë se Messi kishte paraqitje fantastike ndaj Brazilit

  • 03 July 2019 - 12:42
Statsitikat tregojnë se Messi kishte paraqitje fantastike ndaj Brazilit

Lionel Messi ka dështuar edhe një herë ta fitojë një trofe ndërkombëtarë me Argjentinën.

‘Les Albiceletes’ u eliminua nga Kupa e Amerikës në gjysmëfinale në humbje 2-0 nga Brazili, ndërsa golat i shënuan Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino.

Ylli i Barcelonës ishte i pafuqishëm edhe kësaj radhë që të fitonte një trofe ndërkombëtar me kombëtaren e tij edhe pse në këtë vit konsideroheshin si më favoritë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pati paraqitje të jashtëzakonshme deri në gjysmëfinale, mirëpo që dështuan t’i kalonin ‘Selecaot’. 

Statistikat e 32-vjeçarit në përballje me Brazilin tregojnë se ai u mundua ta kualifikonte ekipin e tij në finale, mirëpo u eliminuan 2-0:

33 pasime të suksesshme

81% saktësia e pasimeve

Katër pasime vendimtare

Një shans i madh i krijuar

Katër gjuajtje

Një horizontale e goditur

12 nga 21 duelet e fituara

Shtatë nga nëntë driblimet e kompletuara. 

(Kosova Sot Online)