Juve sakrifikon Dybalan për Pogban

  • 03 July 2019 - 13:50
Juve sakrifikon Dybalan për Pogban

Juventusi thuhet se është i gatshëm ta sakrifikojë Paulo Dybalan për Paul Pogban.

Por Manchester United vazhdon ta mbaj klauzolën e lartë të francezit e cila kap shumën prej 150 milionë eurove. Sipas Nicolo Schira të “Gazzetta dello Sport”, italianët mbeten në kontakt me agjentin Mino Raiola për kthimin e kampionit të botës me kombëtaren e Francës. Schira, shpjegon se drejtori i bianconerri, Fabio Paratici është gati që të ofrojë 60 ose 70 milionë euro plus argjentinasin për mesfushorin shtatgjatë.

Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk do ta ulin vlerën e tyre prej 150 milionë eurove për lirimin e shërbimeve të lojtarit. “Gazzetta” shton se Real Madridi gjithashtu është i gatshëm që ta bëjë për vete 26-vjeçarin e klubit anglez.

(Kosova Sot Online )