Leicester interesohet për Rashicën

  • 03 July 2019 - 14:09
Leicester interesohet për Rashicën

Milot Rashica është shpallur prej anës së tifozëve të klubit Werder Bremenit si lojtari më i mirë i ekipit.

Reprezentuesi i Kosovës ka pasur një sezon fantastik në sezonin që lamë pas në Bundesligë duke shënuar nëntë gola dhe ka pasur pesë asistime.Kjo ka bërë që lojtari të jetë në qendër të vëmendjes së shumë skuadrave duke përfshirë edhe ekipin anglez të Leicester Cityt. Kjo e fundit thuhet se po kërkon që të përforcohet para fillimit të sezonit të ri dhe njëri ndër lojtarët që po interesohen është edhe këmbëshpejti i dardanëve.

Gjithashtu 23-vjeçari raportohet se është kërkuar edhe nga Benfica, ku klubi gjerman ka refuzuar 18 milionë euro. Ndryshe, Rashica gjatë javës së ardhshme pritet t’i bashkohet ekipit për fazën përgatitëse për sezonin e ri të kampionatit gjerman.

(Kosova Sot Online  )