Unitedi përmirëson ofertën për kontratën e re të De Geas

  • 03 July 2019 - 14:29
Unitedi përmirëson ofertën për kontratën e re të De Geas

Manchester United thuhet se ka përmirësuar ofertën e tyre në drejtim të David de Geas për ta nënshkruar kontratën e re para ndeshjeve para sezonale.

Portieri spanjoll aktualisht ka edhe 12 muaj në kontratën e tij, mirëpo Djajtë e Kuq shpresojnë që ai të rinovojë kontratën. 28-vjeçari pritet të bëhet njëri ndër lojtarët më të paguar te klubi anglez, mirëpo deri më tani ka ngecur marrëveshja mes të dyja palëve. Spanjolli ka zgjuar interesimin e skuadrave si, Real Madrid, Juventus dhe Paris Saint-Germian, mirëpo Manchester United nuk e dëshiron shitjen e tij. Ish-anëtari i Atletico Madridit me kontratën e re do të përfitojë rreth 390 mijë euro në javë, e që do të ishte e përafërt me atë të Alexis Sanchez dhe Paul Pogbas.

BBC Sport raporton se De Gea do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin anglez, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

(Kosova Sot Online )