Vinicius: Do ta kem të vështirë të luaj tani që ka ardhur Hazardi

  • 03 July 2019 - 15:08
Vinicius: Do ta kem të vështirë të luaj tani që ka ardhur Hazardi

Vinicius Junior është i vetëdijshëm se transferimi i Eden Hazardit mund t’ia limitojë atij minutat e lojës në ndeshjet e Real Madridit gjatë sezonit të ardhshëm, mirëpo braziliani nuk është i dëshpëruar nga ky transferim.

Trajneri Zinedine Zidane e ka dëshmuar se u bëson të rinjve të talentuar për të qenë pjesë e ekipit të parë dhe këtë plan dëshiron ta vazhdojë edhe gjatë sezonit 2019/20. Mirëpo, Vinicius do të luajë për më pak minuta sesa nën drejtimin e Santiago Solarit.

“Ardhja e Hazardit e bën më të vështirë për mua të luaj. Por, kjo nuk është problem për mua. Gjithçka do të varet nga Zidane”, u shpreh Vinicius në një intervistë të dhënë për Globoesporte.

Vinicius Junior u bë pjesë e Real Madridit vetëm verën e kaluar dhe që nga atëherë ka arritur ta fitojë besimin e trajnerëve duke u zgjedhur në ekipin e parë, përkundër që fillimisht kishte luajtur me ekipin e të rinjve.

“Kur unë erdha këtu, isha një lojtar plotësisht ndryshe. Kam mësuar nga stafi këtu dhe nga secili trajner. Jam zhvilluar shumë taktikisht dhe e humbi topin më pak. Jam edhe më i qetë kur luaj”, shtoi Vinicius.

“Askush këtu nuk dëshiron të humbë as në stërvitje. Të gjithë, edhe Sergio Ramos e Karim Benzema – të dy mbi 30-vjeçarë, punojnë më shumë sesa kushdo tjetër dhe shënojnë gola”. 

(Kosova Sot Online)