Buffoni do t’i kryejë nesër testet mjekësore në Juventus

  • 03 July 2019 - 15:20
Buffoni do t’i kryejë nesër testet mjekësore në Juventus

Portieri italian Gianluigi Buffon pritet t’i kryejë të enjten testet mjekësore për ta kompletuar kthimin e tij në Juventus, vetëm një vit pasi u largua nga klubi italian.

Gazetarët e famshëm sportiv italian – Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti – të gjithë pajtohen se Gianluigi Buffon do t’i kryejë testet mjekësore nesër dhe jo sot, siç kishin raportuar më herët disa media italiane.

Agresti thotë se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Gianluigi Buffon duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Buffon i dha lamtumirën Juventusit vitin e kaluar për të shkuar te PSG-ja, nga ku u largua këtë verë pas përfundimit të kontratës.

Juve po punon shumë që ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe t’ia dalë ta rrëmbejë titullin Champions Leaguen me Cristiano Ronaldon dhe Buffon ëndërron që ta fitojë trofeun që ka ëndërruar gjithmonë.

Tani Buffoni pritet ta mbyllë karrierën e tij në Juventus, ku i bëri 656 paraqitje gjatë viteve 2001-2018, duke i fituar nëntë tituj të Serisë A.

(Kosova Sot Online)