Alissoni dhe Brazili, tersi i Messit

  • 03 July 2019 - 15:49
Alissoni dhe Brazili, tersi i Messit

Lionel Messi e ka shijuar një karrierë mbresëlënëse si futbollist profesionist, por kurdo që ai, veshur me fanellën e Argjentinës, përballet me Brazilin, ai nuk tregohet i suksesshëm dhe ende nuk e kanë shënuar asnjë gol në ndeshje me karakter garues kundër “Selecaos”.

Alisson Becker është lojtari të cilin Lionel Messi do të tentojë ta shmangë më së shumti në të ardhmen, pasi që portieri i Liverpooli i ka sjellë lajme të këqija argjentinasit gjatë kohëve të fundit, shkruan Marca.

Fillimisht me Romën e pastaj me fituesit e Ligës së Kampionëve, Liverpoolin – Alissoni e ka luajtur një rol të rëndësishëm në dështimet turpëruese të Barcelonën në ndeshjet kthyese të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve në sezonet 2017/18 dhe 2018/19.

Por, Messit nuk i sjell ters vetëm portieri brazilian. Vetë ekipi kombëtar i Brazilit e ka gjetur një mënyrë për ta heshtur argjentinasin. Ai nuk i ka mposhtur ata asnjëherë në pesë ndeshjet e zhvilluara me karakter garues, që është një kafshatë e rëndë për t’u përpirë për një lojtar të cilin shumë persona e vlerësojnë si më të mirën e të gjitha kohëve.

Rekordi i Messit në ndeshjet kundër Brazilit:

Brazil 3-0 Argjentina, Finalja e Kupës së Amerikës 2007

Brazil 0-0 Argjentina, Kualifikimet në Kupën e Botës 2010

Argjentina 1-3 Brazil, Kualifikimet në Kupën e Botës 2010

Brazil 3-0 Argjentina, Kualifikimet në Kupën e Botës 2018

Brazil 2-0 Argjentina, Gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës 2019.

(Kosova Sot Online)