Operohet me sukses Bernard Challendes

  • 03 July 2019 - 16:32
Operohet me sukses Bernard Challendes

Bernard Challendes kohët e fundit është ankuar për disa dhimbje në gjurin e këmbës së majtë.

Kjo ka bërë trajneri zviceran i përfaqësueses së Kosovës të operohet, i cili duket se ka kaluar me sukses të plotë.Kështu së paku ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, teksa presidenti i saj, Agim Ademi i ka uruar shërim të shpejtë.

“Pas operimit që pati dje përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Bernard Challandes, në gju, shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës t’ i uroj atij shërim sa më të shpejtë”.

“Roli i tij në ecurinë e ekipit tonë Kombëtar është shumë i rëndësishëm, prandaj ne e presim përzgjedhësin Challandes që të kthehet sa më i fortë në shtator kur na presin dy sfidat e radhës. Challandes i urojmë shërim të shpejtë, shëndet të plotë e po ashtu vazhdimësi të rezultateve të mira me Kombëtaren tonë”, shkruan në deklaratën e presidentit Ademi.

Ndryshe, Kosova nuk di për humbje që prej ardhjes në krye të shtabit teknik të “Dardanëve”. 

(Kosova Sot Online )