Bufon nesër për testet mjekësore te Juve

  • 03 July 2019 - 16:49
Bufon nesër për testet mjekësore te Juve

Gianluigi Buffon pret që nesër (e enjte) t’i kryejë testet mjekësore te Juventusi, për tu kthyer në klub. 

Gazetrët Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti e konfirmojnë lajmin se Buffon do të jetë në Torino. Sipas lajmeve Buffon do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me Bianconerët. Portieri 41 vjeçar e kaloi një sezon te Paris Saint-Germain, por që u kthye që ta  mbyll karrierën te Zonja e Vjetër. Ai i ka 656 paraqitje nga viti 2001 deri më 2018, ku i fitoi nëntë tituj kampioni.

(Kosova Sot Online )