Argjentina ankohet zyrtarisht për gjyqtarët në ndeshjen kundër Brazilit

  • 04 July 2019 - 09:15
Argjentina ankohet zyrtarisht për gjyqtarët në ndeshjen kundër Brazilit

Argjentina ka mbetur shumë e zemëruar me eliminimin nga Kupa e Amerikës në gjysmëfinale kundër Brazilit dhe Federata e Futbollit e Argjentinës tani ka bërë ankesë formale për gjyqtarët e kësaj ndeshjeje.

Federata e Futbollit e Argjentinës është ankuar në CONMEBOL (ekuivalente me UEFA-n në Evropë, shtëpia e futbollit në Amerikën Jugore) për vendimet e gjyqtarëve në disfatën e ekipit të tyre kombëtar kundër Brazilit, në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Federata pretendon se Argjentina u dëmtua rëndë nga vendimet e gjyqtarit ekuadorian, Roddy Zambrano, në ndeshjen e së martës (të mërkurën sipas kohës lokale në Kosovë).

Në një letër gjashtëfaqëshe drejt CONMEBOL-it, Argjentina u ankua se VAR-i nuk i përdor për t’i rishikuar incidentet kontroverse të cilat mund të kishin rezultuar në penallti të akorduara për bardhekaltrit.

Kapiteni Lionel Messi ishte i zëshëm për gabimet e gjyqtarëve në intervistën e tij pas ndeshjes, KUR e kritikoi vendimin për të mos ia akorduar një penallti Sergio Agueros, vetëm pak kohë para se Firmino ta dyfishonte epërsinë e brazilianëve.

“Ata nuk ishin më të mirë sesa ne. Ata e gjetën golin herën dhe goli i dytë erdhi për shkak të një penalltie që nuk u akordua”, tha Messi për gazetarët.

“Ata [zyrtarët] kishin marrë vendime për shumë ndyrësira, por këtë herë as nuk e këshilluan VAR-in, kjo është e pabesueshme”.

“Kjo ndodhi gjatë gjithë ndeshjes. Qysh në kontaktin e parë, ata vendosnin në favor të Brazilit dhe ndyrësirat e tyre na shpërqendruan nga ndeshja jonë”.

“Nuk ka arsyetime për ne, por duhet ta analizojmë dhe vlerësojmë këtë gjë dhe le të shpresojmë se CONMEBOL do të bëjë diçka për këtë gjë. Mendoj se ne luajtëm mrekullueshëm. Ne e bëmë një tentim të mrekullueshëm dhe ata nuk ishin superior ndaj nesh”. 

(Kosova Sot Online )