Sarri synon transferimin e Hudson-Odoit te Juventusi

  • 04 July 2019 - 09:38
Sarri synon transferimin e Hudson-Odoit te Juventusi

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri është i prirur për të sjellë anësorin sulmues të Chelseat, Callum Hudson-Odoi në Torino.

Hudson-Odoi ende nuk është pajtuar me marrëveshjen e re për të parandaluar largimin nga Blutë si transferim i lirë.

Kështu, ish-trajneri i tij, Sarri shpreson të bindë anglezin që të bashkohet me të në shtëpinë e kampionëve të Serie A.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Sarri pëlqen të sjellë adoleshentin anglez në Torino, kur kontrata e tij në Chelsea të skadojë vitin e ardhshëm. 

Mbetet për t’u parë nëse Chelsea mund ta mbajë Hudson-Odoi nga kthetrat e Juventusit , me anësorin që pati disa mundësi të mira nga Sarri në Ligën Premier.

Megjithatë, transferimi i anglezit nuk do të jetë edhe aq i lehtë pasi klubi i madh gjerman, Bayern Munich ka treguar se mund të ofrojë shumë për Hudson-Odoin.

(Kosova Sot