Fjalët e para të Lampardit si trajner Chelseat: Jam jashtëzakonisht krenar, mezi pres të filloj punën

  • 04 July 2019 - 10:51
Fjalët e para të Lampardit si trajner Chelseat: Jam jashtëzakonisht krenar, mezi pres të filloj punën

Frank Lampard ka folur fjalët e para pas emërimit si trajner i klubit londinez, Chelsea.

Legjenda angleze është rikthyer në Stamford Bridge pas disa vitesh të kaluara si futbollistë në MLS, por edhe si trajner në Championship te Derby County.

41-vjeçari vjen si pasues i Maurizio Sarrit, i cili pas një viti të kaluar te Blutë kaloi te Juventusi. 

Rikthimi te Chelsea e ka lumturuar jashtë mase Lampardin, i cili mezi pret të fillojë punën e re.

“Jam jashtëzakonisht krenar që po kthehem në Chelsea si kryetrajner”, ka thënë fillimisht Lampard pas emërimit.

“Gjithkush e njeh dashurinë time për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë, por  fokusi im i vetëm është puna dhe përgatitjet për para-sezon”.

“Jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë sukses të mëtejshëm në klub dhe nuk mund të pres që të fillojë këtë aventurë”, përfundoi anglezi.

(Kosova Sot Online)