Ylli portugez: E ndava qelinë me një të burgosur me prirje vetëvrasëse, s’më zinte gjumi

  • 04 July 2019 - 11:22
Ylli portugez: E ndava qelinë me një të burgosur me prirje vetëvrasëse, s’më zinte gjumi

Lojtari i Olymiacos Ruben Semedo, dikur lojtar i Villarrealit në La Liga, e ka thyer heshtjen dhe ka folur në një intervistë për Voce na TV, për përvojën e tij si i arrestuar dhe i burgosur.

 

Ylli portugez, i akuzuar për sulm, vjedhje dhe ndalim të jashtëligjshëm të një burri, ishte i sinqertë për qëndrimin e tij të shkurtër në burg. “Nuk mund ta harroj kurrë, kam qenë në një qeli me dy të burgosur, njëri prej të cilëve kishte prirje për vetëvrasje”, tha ai.

Ruben Semedo pas arrestimit

“Ishte e tmerrshme të mendoje se personi i ulu pranë teje por tentonte të bënte vetëvrasje. Në dy apo tri netët e para nuk kam mundur të fle. Mendoja se ai do ta vriste veten apo të më vriste mua”, shtoi ai.

I arrestuar në shkurt të vitit 2018, Semedo tha se ishte mashtruar nga një grup i të ashtuquajturve miq.

Ai i akuzon ata se ia kishin punuar për ta hedhur në birucë

(Kosova Sot Online )