Marakli i parave: Refuzon të luaj në Evropë për të marrë para të madhe në Amerikë pa luajtur fare

  • 04 July 2019 - 12:16
Marakli i parave: Refuzon të luaj në Evropë për të marrë para të madhe në Amerikë pa luajtur fare

Shkëlzen Gashi është i dhënë më shumë pas parave sesa pas futbollit. Futbollisti i njohur kosovar para pak vitesh pati shpërthyer në Basel të Zvicrës dhe ishte bërë i lakmuar për shumë klube të mëdha evropiane. Kishte marrë oferta të shumta nga Evropa dhe kur pritej ta bëjë hapin e madh, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare kishte zgjedhur Amerikën, ku zakonisht shkojnë lojtarë tjerë – të atillë që e kryejnë fillimisht pjesën kryesore të karrierës në Evropë. 

Amerikanët i kishin bërë ofertë të majme kosovarit, i cili në ndërkohë bëri hapa prapa në karrierën profesionale. Madje, që nga muaji mars Gashi ai është lënë jashtë skuadrës nga klubi amerikan, Colorado Rapids. Kjo për shkak se në Amerikë është një limit për klubet që angazhojnë lojtarë të huaj dhe Colorado Rapids ka dashur të heq dorë nga Gashi për ta marrë një lojtar të huaj më të mirë se ai.

Mirëpo, Gashi ka kontratë me këtë klub. Edhe pse nuk do të luajë dhe nuk i duhet Colorado Rapids, ky klub duhet ta paguajë kosovarin. Kontrata me Gashin klubit amerikan i skadon në dhjetor. Dhe, deri atëherë Colorado Rapids duhet ta paguajë rreth afër 1 milion euro, respektivisht 900 mijë euro.

Gashi kishte mundësi të kthehet në Evropë, përkatësisht në Zvicër te Grasshoppersi. Me këtë klub mund të luante rregullisht, por do të paguhej shumë më pak sesa në Amerikë. Andaj, ai ka vendosur të mos luajë në Amerikë, por të marrë më shumë para.

(Kosova Sot Online)